• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, August 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hojlund mund të mbetet pjesë e Ligës Premier edhe pas largimit nga Man United

15/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një klub surprizë nga Liga Premier ka shfaqur interes për transferimin e Rasmus Hojlund këtë verë, sipas raportimeve befasuese.

E ardhmja e Hojlund te Manchester United është e pasigurt pas transferimit të bujshëm të Benjamin Sesko nga RB Leipzig. 

Sesko, i cili ka tërhequr vëmendje që në stërvitjen e parë me skuadrën e re, u transferua për 73.7 milionë eurodhe pritet të jetë sulmuesi kryesor për sezonin 2025/2026. 

Ndërkohë, Hojlund është përfolur gjerësisht për një largim të mundshëm nga “Old Trafford” këtë verë. 

Klube të ndryshme evropiane po ndjekin nga afër situatën e tij, përfshirë Interin dhe Milanin në Itali, si dhe Borussia Dortmundin në Gjermani. 

Së fundmi, një tjetër skuadër është futur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit danez. 

Sipas The Daily Mail, Fulham ka shfaqur interes fillestar për Hojlund dhe po shqyrton një lëvizje të mundshme, pasi sulmuesi i tyre Rodrigo Muniz është objektiv i Atalantës.

Megjithatë, Fulham duhet të ketë garanci që Hojlund dëshiron të transferohet, përpara se të bëjë një ofertë konkrete. 

Deri më tani, skuadra e Marco Silvës ka bërë vetëm një përforcim këtë verë dhe tekniku portugez është në kërkim të afrimeve të tjera para fillimit të sezonit të ri. 

Manchester United është e gatshme ta largojë 22-vjeçarin, i cili nuk ka bindur që pas transferimit të tij nga Atalanta për 72 milionë euro në verën e vitit 2023.

Next Post

Ruben Amorim ka zbuluar se cila është dobësia më e madhe e Gyokeres

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.