Tuesday, 5. May 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Sezoni i ri servir menjëherë pjatën e fortë, Egnatia nis mbrojten e titullit në “Loro Boriçi”

GS 15/08/2025 1 Min. Lesezeit

Abissnet Superiore 2025-2026 nis më 22 gusht me takimin që mbylli “Final 4” e vjetshëm, Vllaznia–Egnatia.  

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri.

Java e parë e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë është programuar të luhet të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 gusht.

Abissnet Superiore 2025-2026

JAVA 1

E premte, 22 gusht

Vllaznia – Egnatia, 20:00, Loro Boriçi

E shtunë, 23 gusht

Bylis – Tirana, 17:00, Adush Muça

AF Elbasani – Flamurtari, 20:00, Elbasan Arena

E diel, 24 gusht

Partizani – Vora, 20:00, Arena e Demave

Teuta – Dinamo City, 20:00, Niko Dovana

JAVA 2

E shtunë, 30 gusht

Flamurtari – Bylis, 17:00, Stadiumi Flamurtari

Partizani – Teuta, 20:00, Arena e Demave

Egnatia – AF Elbasani, 20:00, Arena Egnatia

E diel, 31 gusht

Vora – Tirana, 17:00, Stadiumi Laçi

Dinamo City – Vllaznia, 20:00, Elbasan Arena

Teilen: