Dinamo City e Ilir Dajës ka mësuar emrin e arbitrit në takimin e saj të parafundit drejt fazës finale të Conference League 2025-2026. UEFA ka bërë me dije se takimin e parë të fazës play-off mes bluve dhe Jagiellonias do ta gjykojë Marian Barbu.
Gjithashtu UEFA ka caktuar sot edhe asistentët e 37-vjeçarit, të cilët do të jenë jenë George Florin Neacsu dhe Imre Laszlo Bucsi, ndërsa arbitër i katërt është Sebastian Colţescu. Në dhomën e VAR-it do të jenë Cătălin Popa dhe Iulian Dima.
Arbitri kryesor i takimit, Marian Barbu ka vendosur drejtësi edhe në përballjen e Ballkanit ndaj Viktoria Plzen, kur Ilir Daja drejtonte ekipin shqiptar.