Tuesday, 5. May 2026
Sport

Merkato/ Tare kërkoi Stanisiç, por mori “jo” të prerë nga Bayern

GS 15/08/2025 1 Min. Lesezeit

Igli Tare ka tentuar që të ndërtojë një tratativë me Bayern-in e Mynihut për mbrojtësin kroat Josip Stanišić. Sipas medieve gjermane Milan ka kontaktuar bavarezët për tu interesuar për shërbimet e mbrojtësit të talentuar, por përgjigja ka qenë negative dhe e prerë.

Kompany ka vendosur veton dhe për këtë motiv Stanišić nuk lëviz nga Mynihu. Pas dëmtimit të Davies dhe formës të dobët të treguar nga Kim Min-jae, Josip Stanišić është kthyer në një element thelbësor për mbrojtjen e Bayern-it.

Teilen: