Tuesday, 5. May 2026
Sport

Aris Malaj bën hapin e madh: 19-vjeçari i bashkohet klubit të Bundesligës, FC Augsburg

GS 16/08/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i talentuar me prejardhje nga Kosova, më saktësisht nga Rezalla e Skenderajt, Aris Malaj, ka bërë një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar te klubi gjerman FC Augsburg, që garon në Bundesligë.

Vetëm gjashtë javë pas kalimit nga U19 e SV Sandhausen te SGV Freiberg, mesfushori i ri ka arritur të tërheqë vëmendjen e klubit elitar gjerman, duke konfirmuar kështu potencialin e tij të madh.

“Çfarë historie suksesi!”, shkruan SGV Freiberg në njoftimin zyrtar, duke e cilësuar këtë lëvizje si një kapitull të ri për karrierën e Malajt. Malaj, i cili prej kohësh është në fokus edhe të Kombëtareve të Shqipërisë, shihet si një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar.

Teilen: