Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur që nga edicioni 2025/26 të bien vetëm dy skuadra nga Liga e Parë. Vendi i 3-të dhe i 4-t i kësaj lige do të përballen fillimisht mes vete në një ndeshje barazhi, ndërsa fituesi do të luajë finalen e barazhit kundër vendit të 8-të të Superligës.
Ky vendim tashmë u është komunikuar të gjitha klubeve pjesëmarrëse, ndërkohë që sot nis edicioni i ri me 9 ndeshje që zhvillohen nga ora 16:30.
Megjithatë, formati i ri ka ngjallur reagime të mëdha te klubet pjesëmarrëse. Sipas tyre, rënia e vetëm dy skuadrave nga 18 që garojnë në Ligën e Parë rrezikon integritetin e kampionatit, pasi hapet mundësia për kurdisje dhe marrëveshje të fshehta mes ekipeve.