Kanë përfunduar ndeshjet e orës 16:00 në Premier League. Pas 8 viteve mungesë, Sunderland rikthehet në elitën e futbollit anglez me një fitore të madhe. Skuadra e Granit Xhakës ka mposhtur me rezultatin 3-0 West Hamin në ndeshjen debutuese të sezonit të ri.
Edhe Tottenham nis sezonin me fitore, pasi ka mposhtur 3-0 Burnley në shtëpi. Richarlison është protagonisti i suksesit të “gjelave”, që me 2 golat e tij i dhuron fitoren në debutim trajnerit Thomas Frank.
Nuk ka fitues në sfidën Brighton-Fulham, që mbyllet në barazim 1-1. Një gol i Rodrigo Muniz në sekondat e fundit të ndeshjes shpëton miqtë nga humbja.
Ndeshja e parë e ditës së sotme, përballja Aston Villa-Newcastle është mbyllur në barazim pa gola 0-0.