Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës në Skoci.
26-vjeçari ka shënuar golin e parë për Rangers, në sfidën që skuadra e tij po luan kundër Alloas, ndeshje e vlefshme për Kupën e Ligës.
Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë dhe Rangers kryeson 2-1.