Tuesday, 5. May 2026
Sport

Ferizaj mposht Dritën

GS 17/08/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Ferizajt e ka mposhtur kampionen në fuqi, Dritën në ndeshjen e parë të sezonit 2025/26 të Superligës.

Ferizaj, të dielën fitoi 1:0 në shtëpi ndaj skuadrës gjilanase, e cila prej minutës së 38-të mbeti me nj lojtar më pak për shkak të përjashtimit të Raddy Ovoukas.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Jakup Berisha në minutën e 12-të.

Për Ferizajn, kjo është një fitore e madhe dhe një start fantastik në sezonin e ri të Superligës.

 

 

Teilen: