Tuesday, 5. May 2026
Sport

Europiani i Basketbollit/ Donçiç qetëson Slloveninë, dëmtimi nuk është serioz

GS 17/08/2025 1 Min. Lesezeit

Humbja në miqësoren me Letoninë kaloi në plan të dytë për Slloveninë pasi lojtari i tyre më i mirë, Luka Donçiç, braktisi parketin pasi mori një goditje në gjurin e djathtë.

Pas këtij episodi u spekulua shumë dhe u mendua se ylli i Lakers nuk do të jetë prezent në “Euro 2025”. Ky lajm u përgënjeshtrua sot nga kombëtarja sllovene e basketbollit, e cila lajmëroi se Donçiç do të rikthehet që të stërvitet me grupin që nga dita e nesërme (e hënë).

Teilen: