Ndeshja e parë e sezonit në Premier League nisi me polemika pasi në “Anfield Road” në minutën e 29’ Anthony Taylor ndaloi ndeshjen deri në momentin që policia shoqëroi jashtë stadiumit një tifoz vendas, i cili ofendoi rëndë lojtarin e Bournemouth, Antoine Semenyo.
25-vjeçari nga Gana, në momentin që po kryente një rivënie anësore, u ndalua nga tifozi me aftësi të kufizuar, i cili përveç fyerjeve me sfond racist, e pështyu duke i hedhur një çamçakëz. Policia e Merseyside mori masat për të identifikuar tifozin, i cili është një person me aftësi të kufizuar (paraplegjik). 47-vjeçari, i cili ishte pajisur me një biletë sezonale, është lënë i lirë me kusht ndërsa nuk ka më të drejtë të futet në stadium. Sipas autoriteteve vendase tifozi në fjalë do të duhet që të qëndrojnë 1.6 kiloemtra larg “Anfield Road” nëse nuk kërkon telashe të tjera me drejtësinë.