• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Khedira “lobon” për Neuer: Është portieri më i mirë gjerman!

18/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sami Khedira ka bërë një hap përpara dhe ka dhënë mendimin e tij mbi një argument, i cili në ditët e fundit ka hapur mjaft debat mes opinionit publik në Gjermani. Pak muaj nga starti i Kupës së Botës, kombëtarja gjermane e futbollit ka një dilemë të madhe sa i përket portës.

Ter Stegen është dëmtuar dhe rikthehet në fushë pas katër muajsh ndërsa në Barcelonë nuk ka më vendin e titullarit të sigurt. Ndërsa Manuel Neuer u largua me vullnetin e tij nga kombëtarja pas Euro 2024-ës.

Në këtë situatë Federata Gjermane e Futbollit është në pozitë të vështirë pasi numri një i Bayern-it ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij në përfaqësesen katër herë kampione të botës nuk është utopi. Sot, me deklaratat e veta për mediet gjermane, këtë skenar e ka mbështetur edhe Sami Khedira.

“Nëse bazohemi vetëm nga të dhënat e fushës, Manu është portieri më i mirë gjerman në qarkullim. Ai është rikthyer në formën e tij më të mirë pas dëmtimit që pësoi pak vite më parë pasi ka qenë autor i disa pritjeve spektakolare si në Botërorin e Klubeve edhe në Superkupën e Gjermanisë. Ai vendosi të tërhiqej nga Kombëtarja me vullnetin e tij. Tani për tani ajo që ka më shumë rëndësi është që të gëzojë shëndet të mirë. Ai ka aftësinë, mentalitetin dhe dëshirën për të fituar. Për mua ai është me diferencë të madhe nga të tjerët portieri më i mirë gjerman”, tha Khedira.

Next Post

Ruben Amorim pëson humbjen e 15-të në premierligë, rekord negativ për një trajner

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.