Tuesday, 5. May 2026
Sport

Një tjetër kombëtare siguron biletën për në Botërorin 2026

GS 08/09/2025 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Tunizisë është skuadra e 18-të e cila ka siguruar biletën e saj për pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Ekipi afrikan ka vulosur sot praninë në aktivitetin më të rëndësishëm të futbollit në botë për të tretin edicion radhazi.

Tunizisë i është dashur fitorja dramatike 1-0 ndaj Guinesë Ekuatoriale në transfertë, me golin e Ben Romdhane që erdhi në minutat shtesë të ndeshjes, për të vulosur suksesin që i garantonte vendin e parë në grup dhe kualifikimin në Botëror.

Ky është edicioni i 7-të në të cilin Tunizia merr pjesë në fazën finale të një Botërori, me “shqiponjat e Kartagjenës” që kanë si gjithmonë objektivin që të arrijnë për herë të parë në historinë e tyre çerekfinalet e turneut.

Teilen: