• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Eriksen kalon në Gjermani, arrin marrëveshje me Wolfsburgun

10/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Christian Eriksen ka vendosur më në fund se ku do të vazhdojë karrierën e tij. Futbollisti i njohur danez, pas largimit nga Manchester United, ka vendosur që të mos zgjedhë një nga vendet ekzotike dhe ofertat marramendëse nga sheikët arabë, por të vazhdojë në një kampionat elitar në Europë.

Sipas mediave gjermane, ai ka gjetur akordin me klubin e Wolfsburgut dhe së shpejti do t’i bashkohet atij në Bundesligën gjermane. Atje ka një koloni të mirëfilltë daneze, me 5 futbollistë nga ky vend, por edhe me drejtorin sportiv Peter Kristiansen i cili insistoi që Eriksen t’i bashkohej në këtë aventurë të re.

Eriksen ka qenë duke u stërvitur me klubin e Malmo në këto javë për të qëndruar në formë fizike, ndërsa sot pritet të kryejë testet e detyrueshme mjekësore para firmës në kontratë. Kuptohet që për të janë më specifike, duke pasur parasysh faktin e kolapsit të tij në fushë dhe vendosjen e defibrilatorit në zemër pas asaj situatë që mbajti të gjithë në ankth gjatë Europianit në vitin 2021.

Next Post

Deschamps kritikohet për “mungesë respekti” ndaj Hugo Ekitike gjatë ndeshjes së Francës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.