Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka gjetur rrugën drejt rrjetës në përballjen mes Fenerbahçes dhe Liverpoolit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Muriqi ka shënuar në minutën e 79-të, duke e çuar rezultatin në 3:2 në favor të skuadrës turke dhe duke ndezur atmosferën në stadiumin në Stamboll, transmeton lajmi.net.
https://t.co/27RQgOREig
— 🚨@TalkFootX | Fastest clips follow (@Heather55544259) November 4, 2026Ndeshja ka prodhuar një përballje me disa gola. Liverpooli kaloi fillimisht në epërsi me golin e Trey Nyoni në minutën e 25-të, ndërsa Mason Greenwood barazoi për Fenerbahçen katër minuta më vonë.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat vazhduan kërkimin e golit. Alexander Isak barazoi për Liverpoolin në minutën e 69-të, ndërsa Archie Brown riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 73-të.
Gjashtë minuta më vonë, Muriqi realizoi golin e tretë për Fenerbahçen, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë 3:2./lajmi.net/