Wednesday, 4. November 2026
Sport

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, tentojnë të bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

GS 04/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një grup të rinjsh dhe qytetarësh janë mbledhur sërish pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke vijuar protestën.

Grumbullimi i qytetarëve u shoqërua edhe me momente tensioni. Gjatë qëndrimit përballë godinës qeveritare, “është shënuar edhe një incident ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë”, si pasojë e të cilit janë ndaluar dy aktivistë.

Shoqërimi i tyre ka shkaktuar reagim tek protestuesit, të cilët kanë rrethuar furgonin e policisë duke tentuar të mos lejojnë shoqërimin e dy aktivistëve nga policia.

/rtsh.al/

Teilen: