Saturday, 2. May 2026
Sport

Presidenti i FFK-së takohet në Tiranë me dy legjendat e futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljoša Asanović dhe Luís Figo

GS 11/09/2025 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës të Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se sot gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka takuar dy legjenda të futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljoša Asanović dhe Luís Figo.

Teksa u shpreh i lumtur për këtë takim tha se takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit.

“Sot në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pata kënaqësinë të takoj dy legjenda të futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljoša Asanović dhe Luís Figo . Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit”, shkroi Ademi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

 

Teilen: