Njëra prej ndeshjeve më interesante të javës së tretë të Abissnet Superiore, ajo mes Tiranës dhe Flamurtarit do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00.
Sa i përket stadiumit mësohet se kjo “klasike” do të mbahet në “Selman Stërmasi”.
Bardheblutë rikthehen kështu pas disa muajsh të luajnë ndeshjet në stadiumin e tyre, teksa në këtë fillim të ri vizitorët do të jenë kuqezinjtë e Flamurtarit. FSHF-ja i ka dhënë kështu “dritën jeshile” kryeqytetasve, teksa pritet vetëm zyrtarizimi për këtë takim.