Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Milani është ende në kërkim të një mbrojtësi dhe në janar mund të bëjë një lëvizje për lojtarin e Liverpoolit, Joe Gomez, i cili shihet si një super përforcimin për repartin defanziv.
Gomez ka rënë në plan të dytë te Liverpooli dhe drejtuesit e Reds janë të hapur për ta lënë të lirë në janar.
Nga kjo mundësi kërkojnë të përfitojnë Rosonerët, me Taren i cili raportohet se ka kontaktuar me përfaqësuesit e Gomez, shkruan Calciomercato.
Kartoni i Gomez vlerësohet 20 milionë euro, por Milan mund ta transferojë anglezin për rreth 10 milionë euro.