Edon Zhegrova është paraqitur sot në konferencë për shtyp, të parën që prej se është bërë pjesë e Juventusit, dhe nuk e ka harruar popullin e tij.
Futbollisti ofensiv u pyet nëse do t’ia japë kryeministrit shqiptar, Edi Rama fanellën e tij të parë pasi ky i fundit është tifoz i flaktë i Juves dhe ia mundësoi ta marrë pasaportën shqiptare për t’u transferuar më lehtë tek “Bianconeri”.
“Sigurisht dhe i jam mjaft mirënjohës. Unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar”, deklaroi Zhegrova në konferencë për shtyp.