Drejtoria Teknike në Federatën e Futbollit njofton të gjithë trajnerët se në muajin dhjetor do të nisë procesi i rinovimit të licencave për trajnerët që zotërojnë UEFA PRO, UEFA A, UEFA B dhe UEFA C. Ky proces do të zhvillohet gjatë javës së parë të dhjetorit.
Drejtoria Teknike sqaron se rinovimi i licencave është i detyrueshëm dhe se ato nuk do të jenë më të vlefshme nëse nuk rinovohen.
Për t’u regjistruar, aplikuesit duhet të dërgojnë në adresën [email protected] këto dokumente:
- Fotokopje të ID-së ose pasaportës
- Fotokopje të licencës
- Numër kontakti
- Foto në format dokumenti
Më poshtë do të gjeni datat dhe oraret e rinovimit të licencave:
Rinovimi i licencës UEFA B dhe UEFA C: 3-4 dhjetor, ora 09:00-12:00
Rinovimi i licencës UEFA A: 1-2 dhjetor, ora 13:00-16:00
Rinovimi i licencës UEFA PRO: 1-2 dhjetor, ora 09:00-12:00