Friday, 1. May 2026
Sport

VIDEO/ Supergol nga Arbër Hoxha në derbin kroat, askush nuk e ndal deri te rrjeta

GS 20/09/2025 1 Min. Lesezeit

Arbër Hoxha ka lënë gjurmë në një nga ndeshjet më të zjarrta të kampionatit kroat. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi një gol spektakolar për Dinamo Zagrebin në përballjen e vështirë në transfertë ndaj Hajduk Splitit.

Moment i artë erdhi në minutën e 44-t, kur Hoxha mori topin në mesfushën e vet dhe nisi një sprint të pandalshëm. Asnjë nga mbrojtësit vendas nuk mundi ta frenonte, derisa ai lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës. Topi përfundoi drejt e në rrjetë, duke ndezur festën e tifozëve mysafirë në “Poljud”.

Goli spektakolar i Arbër Hoxhës

Derbi mes Hajdukut dhe Dinamos është tradicionalisht një nga ndeshjet më të tensionuara dhe të ndjekura në Kroaci. Aktivizuar titullar nga trajneri, Hoxha i shpërbleu besimin me një realizim që mund të konsiderohet ndër më të bukurit e këtij sezoni në ligë.

Ky gol i rrit më tej reputacionin e tij, duke e konfirmuar si një nga lojtarët më në formë dhe më vendimtarë të Dinamos në kampionatin kroat.

Image

Teilen: