Real Madridi ka shënuar fitore 2:0 ndaj Espanyolit, në ndeshjen e javës së pestë në La Liga.
Qysh në pjesën e parë skuadra vendase tregoi se është futur në fushë për t’i marrë tre pikë.
Eder Militao shënoi një eurogol në minutën e 23’të.
Në pjesën e dytë, ekipi i Xabi Alonsos shënoi një gol tjetër me anë të Kylian Mbappes.
Me fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 15 pikëve në pozitën e parë.