Friday, 1. May 2026
Sport

VIDEO/ Pulisic nis dhe përfundon aksionin: Milani në avantazh në fushën e Udineses

GS 20/09/2025 1 Min. Lesezeit

Milani kalon në avantazh në minutën e 40’ falë një goli të Christian Pulisic. Amerikani ishte protagonisti kryesor i aksionit, pasi e nisi dhe e përfundoi vetë. Pas një topi të gjatë nga Gabbia, ish-sulmuesi i Dortmundit shërbeu për Estupinan, i cili krosi me tokë duke gjetur devijimin e Kristensen. Portieri Sava bëri një pritje të madhe, por topi u rikthye te Pulisic, që nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e boshatisur. Udinese është në disavantazh 0-1.

Udinese – Milan 0-1

Teilen: