Trabzonspori i Ernest Muçit, nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në shtëpi ndaj Gaziantep, ku protagonist u bë portieri kamerunas Onana.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me Rodrigues në minutën e 39-të, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.
Muçi e nisi përballjen si titullar, teksa u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë nga Felipe Augusto. Vendasit do të gjenin golin e barazimit në minutën e 70-të, ku portieri Onana dhuroi një asist për Onuaçu, i cili shënoi për 1 me 1.
29-vjeçari Onana te Trabzonspori u transferua në merkaton e verës nga Mançester Junajtid, në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni.