• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Festë në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia mposht Elbasanin dhe katapultohet në krye

04/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vllaznia ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Elbasanit në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, duke u ngjitur në krye të renditjes së Kategorisë Superiore. Ndeshja u karakterizua nga një ritëm i lartë dhe dominimi i kuqebluve me disa raste të pastra për gol.

Në minutën e 23-të, Balaj protestoi për një prekje të mundshme me dorë brenda zonës së Elbasanit, por gjyqtari Xhaja vendosi të vazhdonte lojën. Pak minuta më vonë, në të 32-tën, Mala provoi me kokë pas një harkimi në zonë, por sfera u ndal nga shtylla e majtë e portierit Janaçek.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 41-të: një aksion i gjatë i Vllaznisë u zhvillua nga e djathta nga Kastrati, i cili kroson drejt shtyllës së dytë ku Jago arriti të tundte rrjetën e portës së miqve, duke u dhënë avantazhin vendasve.

Në pjesën e dytë, Elbasani tentoi të reagonte, duke gjuajtur disa herë brenda zonës, por portieri Pohls dhe mbrojtësit shkodranë bllokuan çdo kërcënim. Në minutën e 59-të, Sala u afrua pranë golit të dytë pas një goditjeje këndi, por nuk arriti të finalizonte. Më vonë, në të 81-tën, Kasa harkoi një goditje dënimi direkt në portë, por Pohls me vështirësi devijoi në këndore.

Me këtë fitore, Vllaznia katapultohet në pozicionin e parë, ndërsa Elbasani ndjek me dy pikë më pak (11).

 

Next Post

Chelsea shtang Liverpoolin në minutën e 96-të, Arsenali në vend të parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.