Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka shkruar në rrjetet sociale për Kampionatin Botëror të Shahut për të Rinj, që po zhvillohet në Shqipëri.
“Durrësi është sot në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, si mikpritës i Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj FIDE U14, U16 & U18 , një ngjarje e jashtëzakonshme që ka mbledhur mbi 700 shahistë nga rreth 80 vende të botës, për t’u përballur në 11 raunde plot strategji, pasion dhe talent të ri.
Në këtë atmosferë të gjallë sportive e intelektuale, Shqipëria tregon edhe një herë kapacitetet e saj për të organizuar evente të nivelit botëror, duke e kthyer Durrësin në një skenë të rëndësishme ku përzihen turizmi, kultura dhe sporti.
Një turne që afirmon potencialin e të rinjve dhe vendin tonë si një destinacion që frymëzon dhe bashkon!”, shkruan ministri Gonxhja.