Tuesday, 28. April 2026
Sport

Dukagjini humb rastin për të dalur në pozitën e dytë.Ferizaj shënon fitore të rëndësishme ndaj Drenicës.

GS 05/10/2025 1 Min. Lesezeit

Janë zhvilluar dy ndeshje të ditës së diel në kuadër të xhiros së 8-të në Albi Mall Superligë,ku edhe pati rezultate befsuese.

Skuadra e Dukagjinit nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Prishtinës së re me rezultat 1:1,duke humbur kështu rastin për të dalur në pozitën e dytë në renditjen e tabelare.


Banner

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë,ku së pari Toni Gomes kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 65-të për 1:0 teksa Albion Pllana barazoi në 1:1 kur po zhvillohej minuta e 77-të.

Dukagjini pas xhiros së 8-të mbetet në pozitën e 3-të me 14 pikë,kurse Prishtina e Re mbetet në kuotën e 7 pikëve.

Në anën tjetër Ferizaj arriti një fitore tejet të rëndësishme,duke mundur Drenicën me rezultat 2:0.

Valmir Nafiu shënoi nga penalltia në minutën e 27-të për 1:0,kurse në minutat shtesë  Donard Llabjani vulosi fitoren e Ferizajt në 2:0.

Ferizaj pas xhiros së 8-të tubon 9 pikë,kurse Drenica mbetet në koutën e 11 pikëve.

Teilen: