Monday, 27. April 2026
Sport

Barcelona pëson disfatën e parë në La Liga, mposhtet bindshëm nga Sevilla

GS 05/10/2025 2 Min. Lesezeit

Barcelona e ka pësuar disfatën e parë këtë edicion në La Liga. Barça të dielën u mposht thellë 4:1 nga Sevilla në udhëtim në kuadër të javës së tetë të La Ligas.

Për Barcelonën ishte humbja e dytë radhazi në të gjitha garat. Barça të mërkurën u mposht 2:1 edhe nga Paris Saint-Germaini në “Champions”.

Alexis Sanchez realizoi për 1:0 në minutën e 13-të nga penalltia. Golin e dytë e shënoi Isaac Romero në minutën e 36-të.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Marcus Rashford, e ngushtoi rezultatin në 2:1. Robert Lewandowski kishte mundësinë që në minutën e 76-të ta barazoj rezultatin por sulmuesi polak dështoi të shënonte nga penalltia të cilën e shkaktoi futbollisti i Sevillas, Adnan Januzaj.

Në minutën e 90-të, Jose Angel Carmona, e shënoi golin e tretë për vendësit. Gjashtë minuta më pas, Akor Adams, e realizoi golin e fundit.

Januzaj te Sevilla në lojë u inkuadrua nga minuta e 73-të. Barça me këtë humbje bie në pozitën e dytë me 19 pikë. Lider është Real Madridi me dy pikë më shumë.

Sevilla ka 13 pikë në vendin e katërt.

Teilen: