Monday, 27. April 2026
Sport

“Abissnet Superiore”, ja verdiktet e javës së 6-të

GS 05/10/2025 1 Min. Lesezeit

Java e 6-të e “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e sotme me ndeshjen Teuta – Bylis. Durrsakët fituan në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0.

Po sot, Egnatia mori fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti Vorën në Laç me rezultatin minimal 1-0.

Me të njëjtin rezultat, 1-0, triumfoi edhe Vllaznia në “Loro Boriçi” ndaj AF Elbasanit. Shkodranët udhëheqin kampionatin me 13 pikë, po aq sa Egnatia në vendin e dytë.

Dinamo City mposhti Flamurtarin në “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-0, ndërsa Tirana fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin e thellë 3-0 në “Air Albania”.

Teilen: