Barcelona luan sot një ndeshje të komplikuar në transfertë ndaj një rivali historik si Sevilja, me shpresën që të dalë më tre pikët nga fusha e lojës.
Katalanasit janë kapërcyer nga Real Madrid në renditje dhe duan të kthehen përsëri të parët, pozicion që ua garanton vetëm suksesi sot. Nuk do të jetë e thjeshtë përballë ekipit që drejtohet nga Matias Almejda, e ku luan një ish i katalanasve, Aleksis Sançez.
SEVILJA 4-1 BARCELONA
13′(p) Sançes, 37′ Romero, 90′ Karmona, 90+6′ Adams – 45+7 Rashford
SEVILJA: Vlakodimos; Karmona, Azpilikueta, Markao, Suazo; Mendi, Agoume, Sou; Aleksis Sançez, Isak Romero, Vargas.
Trajner: Matias Almejda
BARCELONA: Sheznji; Kunde, Arauho, Kubarsi, Zherard Martin; De Jong, Pedri; Dani Olmo, Ferran Torres, Rashford; Levandovski.
Trajner: Hansi Flik