“Ka qenë një ndeshje ashtu siç e prisnim: e vështirë, kundër një kundërshtari të fortë. Donim të fitonim, por barazimi është rezultat realist.”
Kështu u shpreh trajneri i Juventusit, Igor Tudor, pas barazimit në supersfidën ndaj Milanit.
“Yildiz? E pashë të lodhur, djemtë po luajnë shumë ndeshje. Duke e zëvendësuar, nuk doja të jepja sinjalin se po tërhiqeshim mbrapa, ndaj vendosëm të fusnim dy sulmues dhe të luanim me 3-5-2. Me tre qendërmbrojtës u mbrojtëm më mirë,” – shtoi ai për Dazn.
“Krijuam disa raste nga krosimet dhe fituam disa topa, por për fat të keq nuk arritëm të shënonim. Dy sulmues dhe Yildiz pas tyre? Po e mendoj, duhet të gjej një zgjidhje që t’u përshtatet atyre dhe mua. Mund të provohet, edhe gjatë lojës, kur ndeshja hapet. Më pëlqen të stërvit atë që provoj dhe të ndryshoj sistemin.”
“Bremer? Provoi të luante, por ndjeu një shqetësim. Ka ardhur nga një vit me ndalesa, ndaj nuk ishte e mundur ta aktivizonim plotësisht. Pas pushimit do të jetë në rregull.
Si është Igor? Igor është mirë. Me dy gola më shumë do të kishim dy fitore më shumë dhe gjithçka do të ishte perfekte. Tani është pak më pak, por unë duhet të përqendrohem te puna dhe gjërat që duhen bërë në fushë. Ne kemi të mirat dhe të metat tona, por kështu si jemi, do të jemi gjithmonë të përkushtuar.”