• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Conte: Jemi në krye, por ky një sezon do të jetë një provë karakteri

06/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Napoli arriti një fitore të rëndësishme 2–1 me përmbysje ndaj Genoa-s, duke u ngjitur sërish në vendin e parë të Serie A. Megjithatë, trajneri Antonio Conte ruan tonet: “Jemi në një fazë të re dhe të panjohur për ne, prandaj ky sezon do të jetë më i komplikuar,” – tha ai pas ndeshjes.

“Ndryshe nga skuadrat që kanë vite që luajnë në Champions League, ne po përballemi me një realitet ndryshe. Vjet ekipi ishte i kufizuar, ndërsa tani kemi nëntë lojtarë të rinj dhe duhet kohë e durim për t’i integruar siç duhet,” – shtoi Conte.

Trajneri bardhekaltër theksoi gjithashtu: “Disa prej tyre nuk janë ende gati për të dhënë maksimumin. Duhet t’i ndihmojmë të kuptojnë kërkesat taktike dhe ritmin e ekipit. Jemi kampionët në fuqi të Italisë dhe duam ta mbrojmë këtë status, por jemi të vetëdijshëm që çdo skuadër do të kërkojë të na mposhtë.”

“E rëndësishme është që kemi lojtarë që sjellin shpejtësi dhe energji. Duam të përfundojmë këto gjashtë ndeshje me forcë dhe intensitet. Urime djemve për reagimin, por e dimë që kemi ende shumë punë përpara. Ky sezon do të jetë një provë karakteri dhe një bazë e fortë për të ardhmen,” – përfundoi Conte.

Next Post

Hamilton penalizohet dhe humbet një pozicion: Problemet me frenat po na kushtojnë shumë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.