Irani ka shprehur sot shqetësim për pjesëmarrjen e kombëtares së futbollit në Botërorin që do të zhvillohet vitin që vjen në Meksisë, SHBA dhe Kanada.
Sipas Ministrisë së Jashtme të vendin në fjalë mendohet se delegacioni i përfaqësueses mund të mos pajiset me viza.
“Shpresojmë shumë që qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mos politizojnë këtë event. Madje si vend organizator e kanë për detyrë si dhe duhet që të kenë edhe më shumë përgjegjësi përballë skuadrave të vendeve të huaja. Ne duam që sot të hedhim alarmin dhe të ftojmë vendet organizatore që të lënë jashtë betejës politike futbollistët e kombëtares sonë”, tha zëdhënësi oër shtyp i Ministrisë së Jashtme Iraniane, Ismail Baghaei.