Monday, 27. April 2026
Sport

Eliminatoret Botërori 2026/ Serbia “e fashuar”, në Leskovac do të mungojnë pesë lojtarë për shkak dëmtimi

GS 06/10/2025 1 Min. Lesezeit

Risitë sa i përket listës së lojtarëve të grumbulluar për takimet me Shqipërinë dhe Armeninë duket se më shumë se zgjedhje teknike kanë qenë të kushtëzuara nga dëmtimet.

Kështu për ndeshjen me Shqipërinë, Serbia ka humbur plot pesë lojtarë. Më i fundit është portieri i Napoli-t, Vanja Milinković Savić, i cili mësohet të ketë luajtur me gjilpëra kundër dhimbjes në ndeshjen që skuadra e tij fitoi përballë Xhenoas.

Të dëmtuarit  

Saša Lukić

Ivan Ilić

Kosta Nedeljković

Gudelj

Vanja Milinković

Teilen: