• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare/ Fabio Cannavaro emërohet trajner i Kombëtares së Uzbekistanit

06/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro, është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Uzbekistanit, konfirmoi sot Federata e Futbollit të këtij vendi. Fituesi i Kupës së Botës 2006 rikthehet kështu në drejtimin e një skuadre kombëtare, pas përvojave të mëparshme në disa klube e kontinente të ndryshme.

Cannavaro do të udhëheqë Uzbekistanin në përgatitjet për Botërorin “FIFA 2026”, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, aty ku kjo përfaqësuese do të marrë pjesë për herë të parë në historinë e saj.

Në njoftimin zyrtar të Federatës së Futbollit të Uzbekistanit, publikuar në platformën X, thuhet:

“Federata e Futbollit të Uzbekistanit ka nënshkruar kontratë me Fabio Cannavaron – një specialist të njohur, pjesëmarrës tri herë në Kupën e Botës, kampion bote në vitin 2006 dhe një nga mbrojtësit më të mirë të epokës moderne. Trajneri italian do të drejtojë kombëtaren tonë në përgatitjet për Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.”

Stafi teknik italian

Cannavaro do të ketë përkrah një staf teknik tërësisht italian:

Eugenio Albarella, trajner ndihmës, me përvoja në Japoninë, Juventusin, Udinesen dhe Dinamon e Zagrebit;

 

Francesco Troise, trajner përgatitjeje fizike, që ka punuar më parë me Beneventon, Udinesen dhe Dinamon e Zagrebit;

Antonio Chimenti, trajner portierësh, ish-pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Italisë, si edhe i Sampdorias dhe SPAL-it.

Ky emërim shënon një kapitull të ri në karrierën e Cannavaros, pas eksperiencave të tij me Beneventon, Udinesen dhe Dinamon e Zagrebit, si dhe periudhës në Azi me Guangzhou Evergrande dhe kombëtaren e Kinës.

Uzbekistani, një ndër skuadrat më premtuese të futbollit aziatik, i ka besuar 50-vjeçarit italian misionin për ta udhëhequr drejt një paraqitjeje dinjitoze në debutimin historik të tyre në Kupën e Botës 2026.

Next Post

Fabio Cannavaro emërohet trajner i ri i Uzbekistanit para debutimit historik në Kupën e Botës 2026

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.