• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lamine Yamal pritet të rikthehet në El Clasico

07/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka marrë lajme pozitive për rikuperimin e talentit të saj të ri, Lamine Yamal. Sipas mediave spanjolle, nëse nuk ka pengesa në procesin e rikuperimit, ai pritet të jetë gati për ndeshjen e madhe kundër Real Madridit më 26 tetor.

Madje, ekziston mundësia që Yamal të rikthehet edhe më herët, në sfidën ndaj Gironas, ku mund të përfshihet në skuadër për disa minuta loje.

Sulmuesi 18-vjeçar po ndjek një program të veçantë stërvitor nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Barcelonës, me synimin për t’u bashkuar me grupin më 18 tetor. Kjo do t’i mundësonte atij të jetë gati për ndeshjen ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve dhe më pas për El Clasicon kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Yamal nuk është grumbulluar me Kombëtaren e Spanjës për shkak të dëmtimit, por rikthimi i tij duket çështje ditësh./kp

Next Post

Frakturë dhe dëmtime të ligamenteve në shpatull, Marc Marquez mungon në dy garat e ardhshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.