Monday, 27. April 2026
Sport

Kreu i FIFA, Infantino sërish në Kosovë

GS 07/10/2025 1 Min. Lesezeit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do ta vizitojë sërish Kosovën të mërkurën.

Infantino do të dekorohet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që tashmë ka organizuar ceremoninë solemne që do të mbahet të mërkurën prej orës 13:00.

Kjo do të jetë vizita e dytë që e bën presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Infantino, në Kosovë.

Vizitën e parë, Infantino, e realizoi në vitin 2022 kurse vizita e tij e dytë është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Dekorimi i Presidentit Infantino është një vlerësim që shkon përtej individit dhe është një nder edhe për gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të gjatë e të lavdishëm”, ka shkruar ndër të tjera kreu i FFK, Agim Ademi.

Në fakt, Infantino në Kongresin e tij të parë si president i FIFA-s, në vitin 2016, ka shpallur FFK-në, si anëtare të barabartë të këtij institucioni, moment ky historik që ndryshoi përgjithmonë rrugëtimin e Kosovës në këtë sport.

Teilen: