Mesfushori i djathtë i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Suedisë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Haxha ishte ftuar nga përzgjedhësi Foda për të zëvendësuar, mbrojtësin tjetër të lënduar Florent Hadërgjonaj.
Ndërkohë, Kombëtarja do të vazhdojë sot me përgatitje me seancën e dytë stërvitore, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30.
Dardanët të premten nga ora 20:45 presin Slloveninë në “Fadil Vokrri”.