• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronaldo është ndryshe nga të tjerët, në tavolinë i analizonte edhe karakteristikat e ujit

07/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Cristiano Ronaldo është ndryshe nga të tjerët, nuk ka të bëjë me të tjerët”.

Flet kështu Giuseppe Marotta, president i Interit, për lojtarin me të cilin e ka kaluar një pjesë të eksperiencës së tij në Juventus, duke e përmendur një fakt aspak të zakonshëm dhe një kujdes të jashtëzakonshëm të legjendës portugeze për shëndetin.

“Kur shkonim në kampe stërvitore në udhëtim dhe ishte një shishe të ujit mineral në tavolinë, ai e merrte dhe i analizonte karakteristikat e ujit, ndërsa më pas konsultohej me doktorët dhe i pyeste përse kjo ishte kështu e ajo ashtu”, deklaroi fillimisht ish-shefi ekzekutiv i Juves.

“Nëse luan ende është sepse është një kampion dhe sigurisht sepse vetë ai e përdor inteligjencën për të arritur në nivele të caktuara”, përfundoi Marotta.

Përkundër faktit se është 40-vjeç, Ronaldo po luan ende në nivele të larta, duke shkëlqyer me Kombëtaren e Portugalisë, por edhe me ekipin Al Nassr, në një ligë që po përforcohet dita-ditës, siç është ajo e Arabisë Saudite.

Next Post

Deco: Nëse mendojmë se cilësia vjen përpara punës, kemi një problem

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.