• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​FFK: Sot është ditë e veçantë – presidenti i FIFA-s vjen në Kosovë

08/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot është një ditë e veçantë për futbollin dhe për Kosovën, pasi vendi ynë mirëpret për herë të dytë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Në prag të vizitës së tij, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për liderin e futbollit botëror, duke theksuar se kjo vizitë është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme që FIFA i jep Kosovës dhe FFK-së.

“Vizita e Presidentit Infantino është dëshmi e qartë e mbështetjes që FIFA i kushton Kosovës dhe federatës sonë. Kosova gëzon respekt dhe simpati të madhe tek Presidenti Infantino, edhe për faktin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016, FFK u pranua si anëtarja më e re e FIFA-s, një moment historik për vendin tonë”, ka theksuar Ademi.

Ai kujtoi se që nga ajo ditë, futbolli kosovar ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, falë përkushtimit të institucioneve, klubeve, trajnerëve, lojtarëve dhe mbështetjes së vazhdueshme nga FIFA dhe UEFA.

Sipas Ademit, programi “FIFA Forward” ka luajtur rol kyç në ngritjen e infrastrukturës sportive, zhvillimin e futbollit të femrave dhe të rinjve, si dhe në përmirësimin e standardeve profesionale në futbollin kosovar.

“Vizita e tij e dytë dhe dekorimi nga presidentja Vjosa Osmani nuk është vetëm simbol nderimi, por edhe frymëzim për gjeneratat e reja. Kjo na kujton se përmes sportit mund të bashkojmë njerëz, të ndërtojmë ura miqësie dhe të promovojmë respektin dhe barazinë”, shtoi kreu i FFK-së.

Në fund të mesazhit të tij, Ademi i shprehu mirëseardhje Infantinos me fjalë mirënjohjeje:

“Mirë se vjen sërish në Kosovë, President Infantino! Kosova është shtëpia juaj!”

Vizita e Gianni Infantinos në Kosovë pritet të kulmojë me ceremoninë solemne të dekorimit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Next Post

Messi emocionohet nga tërheqja e Jordi Alba-s: Do të më mungosh shumë, vëlla! Kush do t’i pasojë topat tani?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.