• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi emocionohet nga tërheqja e Jordi Alba-s: Do të më mungosh shumë, vëlla! Kush do t’i pasojë topat tani?

08/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Messi nuk e fshehu emocionin pas lajmit të tërheqjes nga futbolli të mikut dhe bashkëlojtarit të tij të ngushtë, Jordi Alba. ‘Ylli’ argjentinas i Inter Miamit reagoi me fjalë prekëse ndaj vendimit surprizues të mbrojtësit spanjoll, duke ndarë një mesazh plot ndjenja në rrjetet sociale.

Revista amerikane ‘Sports Illustrated’ raportoi se Messi u prek thellë nga lajmi, pasi lidhja e tij me Alba-n është një nga më të fortat në karrierën e tij. Dyshja ka zhvilluar plot 413 ndeshje së bashku me fanellat e Barcelonës dhe Inter Miamit, duke krijuar një partneritet që la gjurmë në historinë e futbollit.

“Faleminderit, Jordi. Do të më mungosh shumë. Është e çuditshme të mendoj se pas kaq vitesh, kur të shikoj majtas, ti nuk do të jesh më aty,” shkroi Messi në rrjetet sociale. “Nuk e di sa më ke ndihmuar gjatë gjithë kësaj kohe. Kush do të m’i pasojë topat tani?”, shtoi ai me një shaka plot mallëngjim.

Inter Miami njoftoi zyrtarisht se Jordi Alba do ta mbyllë karrierën e tij në fund të sezonit 2025, edhe pse kishte rinovuar kontratën deri në vitin 2027, duke e bërë këtë vendim të papritur për tifozët. “Ky vendim erdhi pas shumë reflektimesh. I kam dhënë gjithçka futbollit dhe tani është momenti për të hapur një kapitull të ri,” deklaroi Alba në njoftimin e tij.

Image

Messi dhe Alba filluan bashkëpunimin në verën e vitit 2012, kur mbrojtësi iu bashkua Barcelonës pas suksesit me Spanjën në Euro 2012. Që atëherë, ata fituan pesë tituj të La Ligës, pesë Kupa të Mbretit, tri Superkupa të Spanjës, Ligën e Kampionëve (2014–2015) dhe Kupën e Botës për Klube (2015).

Në vitin 2023, rrugët e tyre u bashkuan sërish tek Inter Miami, ku fituan Leagues Cup në sezonin e parë dhe më pas ‘Supporters’ Shield’, trofeu i parë i këtij lloji në historinë e klubit. Tani, objektivi i fundit për Alba-n mbetet MLS Cup, si kurorë e një karriere të lavdishme.

Në total, Messi dhe Alba kanë ndarë fushën për 32,770 minuta, duke krijuar 48 gola së bashku, shifra që e vendos këtë dyshe në vendin e pestë të listës së partneriteteve më produktive të Messit, pas Suarezit, Neymarit, Pedros dhe Iniestës.

Tashmë, pas largimit të Albës dhe paralajmërimit të tërheqjes së Sergio Busquets në fund të sezonit, vetëm Luis Suarez ka mbetur përkrah Messit tek Inter Miami. Për numrin 10 argjentinas, kjo shënon fundin e një epoke të artë me shokët që e shoqëruan në pjesën më të ndritur të karrierës së tij.

Next Post

Ronaldo tjetër rekord, është futbollisti i parë miliarder!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.