• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Frikë në ajër për ‘yjet’ e Newcastle, aeroplani Guimarães dhe Joelinton detyrohet të kthehet urgjentisht në Amsterdam

08/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy futbollistët brazilianë të Newcastle United, Bruno Guimarães dhe Joelinton, përjetuan momente tensioni gjatë udhëtimit drejt Koresë së Jugut, ku do të bashkoheshin me kombëtaren e Brazilit për fazën e përgatitjeve para miqësores kundër Koresë.

Dyshja ishte nisur drejt Seulit të martën, por avioni i tyre u detyrua të kthehej mbrapsht në Amsterdam pas zbulimit të një defekti teknik, një dritare e dëmtuar që mund të kishte rrezikuar sigurinë e pasagjerëve. Piloti ndërpreu fluturimin në mes të rrugës dhe bëri një U-turn emergjent, duke e kthyer aeroplanin në aeroportin e nisjes.

Guimarães dhe Joelinton udhëtuan për rreth 12 orë në total, pa arritur pranë destinacionit të tyre. Tani, ata do të udhëtojnë me fluturime të ndryshme, me shpresën se do të mbërrijnë në Korenë e Jugut deri këtë të mërkurë pasdite.

Sipas medieve braziliane, Bruno Guimarães pritet të mbërrijë i pari, pasi do të marrë një fluturim lidhës përmes një shteti tjetër evropian, ndërsa Joelinton do të niset sërish nga Amsterdami.

Kombëtarja e Brazilit, nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t, ka planifikuar një seancë stërvitore në orën 16:00 lokale në “Goyang Stadium”, por Joelinton me shumë gjasë nuk do të arrijë në kohë.

Pas ndeshjes miqësore ndaj Koresë, të premten, “Seleçao” do të udhëtojë 780 kilometra drejt Tokios për sfidën e së martës kundër Japonisë. Menjëherë pas saj, Guimarães dhe Joelinton do të përballen me një udhëtim rraskapitës prej 5.768 kilometrash për t’u rikthyer në Angli, ku do të kenë më pak se 48 orë pushim përpara ndeshjes së Newcastle kundër Brighton-it, më 18 tetor.

Next Post

Dëmtimi i Mbappé shqetëson Real Madridin dhe Francën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.