Shqipëria do të luajë një nga ndeshjet më delikate në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë ditën e shtunë, takim që do të luhet në Leskovac duke nisur që nga ora 20:45.
Në prag të kësaj përballjeje, në konferencën e ditës së sotme për mediat ka folur Armando Broja. Ky i fundit shprehet më shumë se kurrë gati për të zhvilluar këtë takim, ku premton se në fushë do të hyjnë vetëm për 3 pikët.
“Ju mungon goli, por tifozëve shqiptar iu mungon Broja? Për mua më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen dhe për të marrë 3 pikët. Ky është rezultati që na duhet. Për mua, e di që dua të shënoj gola, por dua të ndihmoj ekipin me pasime me gola dhe e rëndësishme është ekipi të marrë 3 pikët.
Si është atmosfera brenda ekipit. Kemi patur bisedë me Sylvinhson? Është një ndeshje e futbollit dhe është shumë e rëndësishme. Ne jemi shumë të foksusur dhe përqendruar. E dimë të gjithë që është ndeshje e madhe dhe bashkë me trajnerit po diskutojmë se çfarë duhet të bëjmë.
Në qendër apo në krah të sulmit? Kam mundësi të shënoj gola në krah të majtë, të djathtë në qendër. Varet se si do të shkojë ndeshje. Edhe trajneri më thotë të jem i fokusuar se do të dalë rasti. Në një sfidë mund të të dalë vetëm një rast dhe të shënon për të fituar ndeshjen. Unë jam i fokusuar të shfrytëzon këtë rast, si dhe të ndihmoj shokët për të arritur te porta.
Ndeshje deçizive, sa shanse kemi? Kemi shanse maksimale. Kemi grup të vështirë, si Anglia dhe Serbia. Ne do të luftojmë deri në fund dhe ndeshja me Serbinë është shumë e rëndësishme dhe ishalla e fitojmë”, ka përfunduar Broja