Me kërkesë të Milan-it, Serie A i hapi dritën jeshile idesë së klubit kuqezi, i cili kërkoi që të zhvillonte ndeshjen me Como-n në Perth të Australisë në muajin shkurt të 2026-ës.
Ky vendim ka irrituar Adrien Rabiot, i cili në një intervistë për Le Figaro tha: “Milan-Como do të luhet në Australi dhe kjo është një çmenduri. Akordet ekonomike, të cilat janë bërë që Serie A të ketë shikueshmëri janë diçka më e madhe se ne lojtarët. Flitet shumë për kalendarin e ngjeshur dhe shëndetin e futbollistëve, por e gjithë histori është absurde”.
Pas këtyre fjalëve nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e presidentit të Ligës së Serie A. “Paguhet miliona euro për të luajtur futboll. Ai duhet të ketë respekt për paratë që fiton. Ideja e një transferte si kjo ka qenë e punëdhënësit të tij, Milan-it. Klubi bëri gjithçka që të arrihej një marrëveshje që kjo ndeshje të luhej në Australi”, tha Luigi De Siervo.