• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Son pranë një arritjeje historike

09/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Koresë së Jugut, Son Heung-min, është pranë një arritjeje historike, pasi pritet të thyejë rekordin e vendit të tij për më shumë paraqitje me ekipin kombëtar, në ndeshjen miqësore kundër Brazilit të premten në Seul.

Sulmuesi i Los Angeles FC do të zhvillojë paraqitjen e tij të 137-të me fanellën e përfaqësueses, duke kaluar kështu ish-mbrojtësin Hong Myung-bo dhe ish-sulmuesin legjendar Cha Bum-kun, me të cilët aktualisht ndan kuotën e 136 ndeshjeve.

Ndeshja kundër Brazilit, e drejtuar nga Carlo Ancelotti, shërben si përgatitje për Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut, ku Koreja e Jugut tashmë është kualifikuar. Nëse Son nuk aktivizohet në këtë përballje, ai do ta ketë mundësinë të thyejë rekordin në sfidën ndaj Paraguait të martën, e cila do të shoqërohet edhe me një ceremoni përkujtimore për këtë arritje të veçantë.

Son, i cili debutoi me kombëtaren në dhjetor të vitit 2010, ka shënuar deri më tani 53 gola. Ai është në Kupën e Botës së katërt të karrierës, ndërsa me kalimin në MLS këtë verë, ish-kapiteni i Tottenhamit ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij.

Në përballjen e fundit mes dy ekipeve, Brazili kishte triumfuar 4-1 ndaj Koresë së Jugut në fazën e 1/8 së finales të Botërorit “Katar 2022”.

Next Post

Trajneri i Boca Juniors nuk ia del, ndërron jetë në moshën 69-vjeçare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.