• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Policia migratore e Trump-it shkakton shtyrjen e ndeshjes Argjentina – Porto Riko në Çikago

09/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Situata e tensionuar në Çikago, pas nisjes së operacionit “Midway Blitz”, ka detyruar Federatën Argjentinase të Futbollit të shtyjë dhe të zhvendosë ndeshjen miqësore mes Argjentinës dhe Porto Rikos. Takimi, që ishte planifikuar të zhvillohej më 13 tetor, në “Soldier Field”, nuk do të luhet më atje për shkak të frikës nga arrestimet e mundshme të tifozëve nga Shërbimi Amerikan i Emigracionit dhe Kontrollit të Doganave (ICE).

Sipas raportimeve të ‘Associated Press’, organizatorët kanë vendosur që ndeshja të zhvendoset në “Chase Stadium” të Fort Lauderdale, në Florida, dhe të luhet një ditë më vonë, më 14 tetor. Kështu, përballja do të zhvillohet në “shtëpinë” e Lionel Messit në MLS, stadiumin ku luan Inter Miami.

Një zyrtar i Federatës Argjentinase të Futbollit ka konfirmuar se vendimi është marrë për arsye sigurie dhe lidhet drejtpërdrejt me situatën që po përjeton Çikago. Qyteti amerikan po përballet me tensione të mëdha sociale që prej fillimit të operacionit “Midway Blitz”, të udhëhequr nga ICE, operacion që gjatë muajit të fundit ka rezultuar me mbi 1.000 arrestime emigrantësh.

Administrata e Donald Trump ka përfshirë edhe trupa të Gardës Kombëtare në këtë fushatë, me qëllimin për të përshpejtuar deportimet. Vetë presidenti e ka cilësuar Çikagon si një “zonë lufte”, duke aplikuar atje të njëjtën strategji që ka përdorur në qytete të tjera të drejtuara nga demokratët, pra, praninë ushtarake në rrugë. Aktualisht, rreth 200 trupa janë vendosur në periferi të qytetit.

Pavarësisht ndryshimeve të papritura, Messi pritet të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Porto Rikos. Para saj, Argjentina do të përballet me Venezuelën të premten, në “Hard Rock Stadium” të Miamit, stadiumin e skuadrës së NFL-së, Miami Dolphins. Sipas medieve sportive, kapiteni i Argjentinës do të pushojë në ndeshjen e parë dhe pritet të aktivizohet në sfidën e dytë.

Next Post

Një ditë para sfidës me Slloveninë, Foda flet sot para mediave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.