• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Georgina Rodriguez hap kapitullin e ri si ‘youtubere’, sfidë e ëmbël për Cristiano Ronaldon në botën dixhitale

09/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas suksesit si influencere, modele, sipërmarrëse dhe protagoniste e serisë në Netflix, Georgina Rodriguez nis një aventurë të re: atë në YouTube. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka prezantuar kanalin e saj “Georgina Gio”, duke u futur kështu në universin e krijuesve dixhitalë me synimin për të ndërtuar një markë personale edhe më të fuqishme.

Në këtë kanal, 31-vjeçarja do të ndajë video që prekin botën e modës, biznesit, luksit dhe jetës familjare, pa munguar sigurisht edhe momentet përkrah CR7.

Për nisjen e projektit, Georgina publikoi tri video të para: një prezantim për ndjekësit, një tjetër me Cristiano Ronaldon në rolin e bashkëprotagonistit, dhe një video pas kuintave nga përgatitjet për Festivalin e Venecias. Vetëm në 24 orë, kanali i saj arriti mbi 24 mijë abonentë: një nisje mbresëlënëse që tregon ndikimin e saj global.

Krahas saj, Cristiano Ronaldo mbetet një gjigant në YouTube: kanali “UR Cristiano”, i hapur në vitin 2024, arriti 1 milion ndjekës për vetëm 90 minuta dhe numëron sot më shumë se 76 milion abonentë, duke u renditur ndër më të mëdhenjtë në botë. Me Georginën që tashmë ka hyrë në të njëjtën fushë, çifti më i famshëm i futbollit pritet të shkëlqejë edhe në arenën dixhitale, me një “duel” të butë, të mbushur me dashuri, luks dhe përmbajtje që premton të bëhet virale.

Image

Next Post

Duka para sfidës Serbi–Shqipëri: “Ata kanë emra, ne kemi ekipin dhe karakterin”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.