• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Një gjë që nuk duhet të ndodhë’, trajneri i Francës u trembet fishkëllimave ndaj Rabiot para ndeshjes me Azerbajxhanin

09/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Didier Deschamps ka shprehur shqetësim për mundësinë që Adrien Rabiot të përballet sërish me fishkëllima në ndeshjen që Franca do të luajë kundër Azerbajxhanit të premten mbrëma, në “Parc des Princes”, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.

Mesfushori i Milanit u përball me një situatë të ngjashme më 5 shtator, gjatë fitores 2-1 të Francës ndaj Islandës, kur një pjesë e tifozëve të Paris Saint-Germain e vërshëllyen në çdo prekje të topit. Arsyeja: Rabiot, i formuar te PSG, vendosi të firmote me rivalët historikë të Olympique Marseille verën e kaluar.

Deschamps u përpoq të shuante tensionet para përballjes së radhës:

“Kjo është diçka që nuk duhet të ndodhë, sepse këta janë lojtarë që përfaqësojnë Francën. Por jemi në ‘Parc des Princes’, ku ka shumë tifozë të Parisit,” – tha ai me një buzëqeshje të lehtë. “Mjafton që një ose dy persona të nisin fishkëllimat dhe ato përhapen. Adrien është mjaftueshëm i pjekur dhe i mësuar me këto situata.”

Trajneri i Francës theksoi se tifozët duhet të qëndrojnë të bashkuar pas kombëtares, pavarësisht rivaliteteve mes klubeve:

“E rëndësishme është të mbështesim çdo lojtar që mban fanellën e Francës. Këto ndarje ndodhin kudo, jo vetëm në Paris apo Marseille, por duhet të shmangen.”

Next Post

Van Basten shpërthen ndaj La Ligës: “Barcelona – Villarreal në SHBA? Një komedi e vërtetë!”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.