• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpooli rrezikon ta humbas Guehin, top klubet evropiane pas mbrojtësit anglez

09/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Marc Guéhit është bërë një nga temat më të nxehta në tregun evropian. Kontrata e qendërmbrojtësit anglez me Crystal Palace skadon më 30 qershor, dhe deri më tani lojtari nuk ka shfaqur dëshirë për ta rinovuar.

Kjo ka bërë që disa prej klubeve më të mëdha në Evropë të hyjnë në garë për firmën e tij.

Sipas raportimeve të Sky Sports, Liverpooli vazhdon të jetë shumë i interesuar për ta sjellë Guehin në “Anfield”.

‘The Reds’ kishin tentuar transferimin e tij edhe verën e kaluar, me një ofertë që shkonte deri në 40 milionë euro, por ajo u refuzua nga Crystal Palace, të cilët nuk kishin gjetur një zëvendësues të përshtatshëm në atë kohë.

Përveç Liverpoolit, në garë për Guehin janë futur edhe disa gjigantë të Evropës. Barcelona e sheh 24-vjeçarin si një profil ideal për mbrojtjen e saj, për shkak të kombinimit të forcës fizike, teknikës së mirë dhe faktit që mund të transferohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Megjithatë, pavarësisht skadimit të kontratës, lojtari pritet të kërkojë një pagë të konsiderueshme, çka mund ta bëjë garën edhe më të ashpër.

Në listën e të interesuarve janë edhe Bayern Munich dhe Real Madrid. Kampionët e Gjermanisë kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, pasi mund të përballen me largimet e Dayot Upamecano apo Min-Jae Kim, ndërsa madrilenët po e ndjekin situatën nga afër, duke parë te Guehi një përforcim potencial për afatin e verës.

Nëse Crystal Palace nuk arrin ta bindë për rinovim, Marc Guehi pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkato, me një garë të hapur midis klubeve angleze, spanjolle dhe gjermane.

Next Post

17 Nëntori-Ajax 2-2, Arie Haan dhe Ruud Krol miqtë e veçantë në eventin e zhvilluar në Ambasadën e Holandës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.